Lëvizja Socialiste për Integrim shpalli moton për këtë sesion të ri politik: "Tolerancë zero ndaj hajdutërisë dhe kriminalitetit shtetëror që ka ozurpuar vendin dhe luftë ka kompromis me çdo mjet demokratik, të gjithë forcën e duhur të politikës dhe qytetarëve për të ndaluar këtë hordhi që po e shkatërron vendin në mënyrë të pakthyeshme".
Ishte kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili pas mbledhjes së doli në një konferencë për shtyp dhe se situata në të cilën ndodhet vendi e detyron opozitën të jetë në krye të detyrës.
Ai tha se realiteti i pandëshkueshmërisë po përdoret poshtërsisht nga zyrtarët. Vasili shtoi se Shqipëria po përballet me një situatë kriminaliteti ndër më të rëndat në vend.
“Sot Shqipëri përballet me një situatë të krimit në vend nga më të rëndat. Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, njëri më i rëndë se tjetri. Krime që kanë nxjerrë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura sepse ka qenë përdorues dhe ka qenë njësh me kriminelët në të gjithë situatat e qeverisjes apo në zgjedhje. Për këtë arsye janë kriminelët që diktojnë dhe në komisariatet e Shkodrës dhe nuk është më shteti. Kjo situatë kriminale ka diktuar dhe një rrënim ekonomik të pandalshëm”, tha ndër të tjera kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.