Dashuria mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lali Erit dhe mediave shqiptare, ka arritur kulmin e të gjithë kulmeve.
Për Lalin, këtë krijesë të ëmbël, të dashur, këtë krijesë që mendon çdo orë të ditës vetëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për demokracinë, për lirinë, për biçikleta dhe pusetat, nuk ka asnjë kronikë të vetme, çerek negative apo kritike në mediat më të mëdha të vendit.
Të gjendur përballë kësaj panorame të pabesueshme, redaksia e Tpz.al vendosi të hulumtojë për disa orë në faqet zyrtare të televizioneve kryesore në vend. Aty vërehen kronika për Lalin dhe punët e jashtëzakonshmë që ai ka bërë, deri në kufirin e jashtëtokësores. Por, për çudi, për këtë zyrtar të zgjedhur nga qytetarët, i cili ka drejtuar për tre vite kryeqytetin, nuk ka asnjë kritikë. Për Lalin nuk ka asnjë investigim, asnjë koment kritik,për Lalin ka veç lajka dhe lëpirje.
Përveç denoncimeve dhe konferencave për shtyp të Partisë Demokratike, për Lalin nuk ka asnjë investigim gazetaresk. Për Lalin mediat janë një blog i hapur, që dokumenton jetën e bukur dhe punët e mëdha që ai kryen. Aty nuk gjen asgjë, për tenderat, për kullat, për plehrat, për Ardit Gjoklajn, për betonin, për kioskat, premtimet e pambajtura…për Lalin nuk ka asgjë dhe njëkohësisht ka gjithçka! Në televizionet tona, Erion Veliaj, është i ëmbël, i dashur, i buzëqeshur, luftëtar i lirisë dhe demokracisë, Lali është shpëtim, ai është shpresë për të rinjtë, ai ka sjellë bicikleta në tokën tonë, ai ka sjëllë ngjyra, ai u ndan gjellë të moshuarve, ai ka sjellë Rita Orën në sheshin Skënderbej, ka lyer trotuaret me bojë, ai ka mbjellë qindra mijëra pemë, ka rikonstruktuar qindra shkolla….