Deputeti i PD-së, Noka, ka nxjerrë blof kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Xhafaj, lidhur me situatën e krimit në Shkodër.
Noka shkruan se Xhafaj dhe Balla për të mbuluar situatën e rëndë të krimit në qytet përpiqen të mashtrojnë qytetarët.
Ai jep shifrat e sakta sipas tij lidhur me pretendimet e dyshes socialiste ndërsa theksoin se prioriteti i opozitës është çlirimi i qeverisë nga krimi.
“Gjysem te vertetat jane gjithmone genjeshtra! Te tilla jane mashtrimet e Farmir Xhafes dhe Taulant Balles per te mbuluar situaten e rende te krimit ne Shkoder. E verteta eshte se nga 16 vrasje ne 2010-en, qeveria e Partise Demokratike zbuloi dhe coi para drejtesise 15 prej fajtoreve. Ky eshte ndryshimi mes qeverise se PD dhe asaj te PS. Me PD ne qeveri, kriminelet ndiqeshin, arrestoheshin dhe çoheshin para drejtesise! Me PS ne qeveri, Edi Rama i dha pushtet krimit, prandaj nga 6 vrasje dhe 2 rrembime personash brenda 3 muajve nuk eshte zbuluar asnje! Kjo eshte e verteta qe Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla nuk e thone dot, sepse jane pjese e krimit! Çlirimi i qeverise nga krimi eshte prioriteti i opozites dhe do te qendrojme bashke me qytetaret deri ne fitore”, shkruan Noka.