Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe një herë me dije se opozita do të jetë në krah të qytetarëve në përballjen me bandat.
Basha është shprehur se bashkë me qytetarët do të t’ia arrijnë që të çlirojnë qeverisjen dhe vendin nga krimi.
Kreu i PD-së, ka shpërndarë ditën e sotme disa foto në profilin e tij në Facebook, nga mbledhja e djeshme e grupeve parlamentare të PD dhe LSI në Shkodër pas situatës së rëndë kriminale në këtë qytet.
“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin! Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! PA KOMPROMIS!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.