Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet pas arrestimit të 4 personave në Shkodër pak ditë më parë. Ish-kryeministri ka postuar në “Facebook” dy foto, sipas të cilit shfaqet njëri nga katër personat e arrestuar në Shkodër.
Berisha thotë se në foto shfaqet i arrestuari me deputetin socialist të Shkodrës, Luan Harusha si dhe me shefat e komisariatit te Shkodrës në një darkë.
“Krimi dhe pushteti! Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! Sb”- shkruan Berisha.
Kujtojmë se në operacionin që u zhvillua dje në Shkodër u arrestuan 4 persona si të përfshirë në aktivitete kriminale, mes tyre dhe i riu që ka dalë në foto.