Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Z. Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Presidenti Meta gjatë takimit u shpreh se Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë
Sipas tij situata kërkon që shumica qeverisëse të krijojë një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën
“Edhe opozita në Kosovë duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik. Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës, Ilir Meta.