Ish-Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit te Kosoves zotin Kadri Veseli, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Në një prononcim për mediat pas takimit Berisha bëri thirrje për bashkim të të gjitha partive politike në Kosovë dhe të kenë një qëndrim dhe veprim të koordinuar për sa i përket procesit të rëndësishëm të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Prononcimi i plotë
"Pata shume kenaqesi qe takova Kryetarin e Parlamentit te Kosoves zotin Kadri Veseli, zevendes kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi dhe te gjithe anetaret e delegacionit. Shkembyem mendime te hapura per te gjitha zhvillimet ne Kosove. Eshte pikpamja e palekundur se marreveshja midis Kosove dhe Serbise dhe dialogu eshte i nje rendesie te madhe jo vetem per bashkepunimin midis ketyre dy vendeve por rajonin ne teresi. Nga ana tjeter, ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosoves, sovraniteti i Kosoves nuk mund te jete ne asnje lloj rethane ceshtje diskutimi. Nuk mundet kush, nuk ka te drejte ligjore as kombetare as nderkombetare te hape diskutim per ceshtjen e kufijve te Kosoves, integritetin territorial. Sikunder personalisht denoncoj me forcen me te madhe perpjekjet e Beogradit per te krijuar te ngjashmet me republika serbska ne Kosove dhe ky eshte nje mekanizem tjeter i shpifur dhe i stisur i Beogradit per destabilizim, dhe per te krijuar ate qe s'mund ta bej me territore, tani kerkon ta bej me mekanizma te tjera Serbine e madhe.
Ne kete kontekst thirrja ime me vllazerore per te gjithe partite politike ne Kosove, eshte qe te ulen se bashku ne shembullin me te mire te Vienes, qe perfaqesuan dhe zgjidhen nje mori te madhe problemesh, te ulen se bashku, te votojne ne parlament kornizen e ketij diskutimi dhe te krijojne delegacionin e perbashket. Votimin ne parlament, Kosova meriton sakrificat e saj te jashtezakonshme qe kane bere te gjitha partite politike meritojne qe te votojne se bashku nje kuader ligjor i cili te mos kundershtohet nga askush me, te mos kete debate.
Shfrytezoj rastin per te denuar publikisht qendrimin e Vucic, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbise se madhe te Milloshevicit dhe erdhi me flamurin e doktrines se Cubrillovicit, i cili ne cdo takim dhe mbledhje fliste vetem per demografi dhe pyeste sa shqiptare jane a thua se jane aliene shqiptaret dhe jo banore mijeravjecare ne trojet e tyre.
Edhe nje here i bej thirrje komunitetit nderkombetar te studioje viziten e tij per te kuptuar mire se kush eshte ky qarraman. Se ky eshte 'burre shteti' qe rrin dhe qahet ne cdo vend dhe ben viktimen ne nje kohe kur ai eshte nje Milloshevic i dyte plus Cubrillovic"