Në takimin që opozita është duke zhvilluar në Durrës Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë Rama.
“Zhduket për 5 ditë në New York për të përgatitur vjedhjen e diçkaje tjetër me ligj, truallin e konsullatës shqiptare atje” tha Basha.
“Kështu do të vazhdojë derisa kemi një kryehajdut e një kryemashtrues në qeveri.
Sot në Shqipëri qeveris krimi.
Edi Rama harxhon çdo minutë të kohës së tij për të vjedhur shqiptarët dhe për të zgjatur ditët e tij në pushtet.
Ditët e para kë kësaj jave grupet e punës kanë nisur nga puna për hartimin e platformave dhe padyshim ka një rol platforma për koncesionet korruptive” vijoi më tej kreu i opozitës.