Pas aktiviteteve dhe ceremonisë në përkujtim të ish liderit të studentëve te Dhjetorit Azem Hajdari, e bija e tij tashmë deputete e Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar Rudina Hajdari ka falenderuar të gjithë ata që përkujtuan babanë e saj në këtë përvjetor.
Përmes një postimi në “facebook” ajo shpreh mirënjohje të thellë për këtë respekt.
“Unë dhe familja ime jemi thellësisht të prekur nga respekti që keni treguar ndaj kujtimit të veprës së tim eti:, shkruan ajo në faqen e saj në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur miqtë e mi!
Unë dhe familja ime jemi thellësisht të prekur nga respekti që keni treguar ndaj kujtimit të veprës së tim eti.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra.
Paçi vetëm të mira në familjet tuaja!