32-vjeçari Besmir Lupi u arrestua në Vlorë pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. I riu është pjesë e grupit të trafikut të drogës së drejtuar nga Met Kanani, i arrestuar në mars në Turqi.
Por edhe pse ai rezultonte i kërkuar nga shtetet e tjera, në Shqipëri, së bashku me kokën tjetër të bandës Bilbil Heqimi, rezultonte të merrej me aktivitet biznesi.
Në hetimet që përfshinë Greqinë, Turqinë, Bullgarinë por edhe DEA-n amerikane, vetëm në një episod mes kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë grupit i janë sekuestruar mbi tetë tonë kanabis.
Met Kanani shfaqet në përgjime në komunikime telefonike me anëtarët duke folur herë shqip, herë anglisht e herë spanjisht.
Pikërisht gjatë këtyre bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim. Ajo quhet Serenela dhe në një rast i përmend Met Kananit “Rilindasin” Edi Rama.
Në foto: Struktura kriminale e bandës së Met Kananit denoncuar nga ish-kryeministri Berisha