Ambasadori amerikan Donald Lu e ka cilësuar si interesant propozimin e bërë nga Partia demokratike për vettingun në politikë.
Lu tha se është duke studiuar hollësitë e këtij propozimi. “Vetingu i politikanëve? Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre”, tha ambasadori Lu.
Më tej, ambasadori solli në vëmendje edhe qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca për këtë propozim teksa u shpreh se ai duhet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.