Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Opinion”, përballë Blendi Fevziut dhe 4 gazetarëve.
Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.
Ish-kryeministri është shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një projekt Amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.
A është SHBA e përfshirë në projekt?
Absolutisht jo. Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.
Pse mos të kërkojmë në Ulqinin, Tuzin, Tetovën. Por nuk mund ta bëjmë dot.
Çfarë do ndodhë nëse firmoset marrëveshja?
Shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje shqiptarëve të bëjnë gjithçka për të ruajtur të paprekur integritetin territorial të Kosovës. Të bëjnë gjithçka të shmangin një marrëveshje Pazar.