Në deklaratë e mbajtur nga selia e PD-së deputetja Jorida Tabaku denoncoi aferën e qeverisë për lojërat e fatit.
“Afera e qeverisë për lojërat e fatit. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për pastrimin e parave të pista në lojërat e fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm në vend kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe drogës në lojërat e bixhozit dhe të fatit.
Ata kanë shfrytëzuar afera koruptive për t’i siguruar vëllezërve Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe lojërave të fatit. Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për lojërat e fatit duke i mbyllur biznesin njerëzve të ndershëm që kishin mbi 25 vite në këtë biznes.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan por këtë radhë në emër të dy bandave në emër të vëllezërve të Xhafajt dhe Ramës.”