Aleanca për Teatrin mesazh Ramës: Do ngremë fondacion që do marrë përsipër restaurimin e godinës

Premte, 14 September 2018 19:40

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ri është përgjigjur deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme sa i takon prishjes së teatrit.

Në deklaratën për mediat Aleancës thotë se intervista e djeshme e kryeministrit vërtetoi se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani për të grabitur truallin publik duke shembur Teatrin Kombëtar dhe se intervista ishte e mbushur me pretendime të pavërteta.

Aty thuhet se letra e Komisionit Evropian nuk thotë asgjë në lidhje me ndërtimin ose jo të Teatrit pasi nuk ishin pyetur për këtë problem teksa thekson se kryeministri vazhdon të mos shprehet për problemet e tjera kushtetuese të ligjit, të përshkruara edhe në Dekretin e Presidentit.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit informon publikun se do të vazhdojë të mbrojë truallin publik dhe godinën deri në restaurimin final të saj duke përdorur të gjitha mjetet. Sidoqoftë skema e ardhshme që Qeveria do të përdorë për të shembur godinën, ne do të jemi aty për ta kundërshtuar”, thekson Aleanca teksa bën të ditur se po punon mbi një propozim konkret për ngritjen e një fondacioni që do marrë përsipër të bëjë restaurimin e plotë të godinës duke përfshirë dhe donacione private.

Deklarata e plotë

Tiranë 14.09.2018

DEKLARATË PËR MEDIAT

Intervista e djeshme e Kryeministrit Edi Rama vërtetoi se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani për të grabitur truallin publik duke shembur Teatrin Kombëtar. Intervista ishte e mbushur me pretendime të pavërteta por po ashtu vërtetoi disa nga dyshimet e shprehura nga Aleanca, të cilat përbëjnë prova të mjaftueshme për të filluar një proces penal. Më konkretisht:

Letra e Komisionit Evropian nuk thotë asgjë në lidhje me ndërtimin ose jo të Teatrit pasi nuk ishin pyetur për këtë problem, e nuk kishin marrë përsipër ti përgjigjeshin atij. Komisioni Evropian ishte pyetur mbi ligjshmërinë e procesit, të cilin e rrëzoi poshtë për shkak të mungesës së konkurrencës.

Kryeministri vazhdon të mos shprehet për problemet e tjera kushtetuese të ligjit, të përshkruara edhe në Dekretin e Presidentit. Për këto, Komision Evropian nuk është shprehur ende, dukë i lënë kohë qeverisë të reflektojë.

Kryeministri konfirmoi se porositësi i projektit është ai vetë, dhe jo kompania Fusha sh.p.k. Statusi me të cilin ai e ka bërë këtë hap është i paqartë, në mos i jashtëligjshëm. Kryeministri konfirmoi se përcakton ai lejet e ndërtimit në Tiranë, e jo një plan urbanistik i njohur e i barabartë për të tërë.

Kryeministri konfirmoi se në projekt përfshihen prona të tjera private për të cilat qeveria nuk pranonte të jepte informacione më parë. Është ende e paqartë publikisht, por me shumë gjasa shkelje e ligjit, se si Fusha sh.p.k planifikon të ndërtojë në këto prona të cilat nuk i ka ende në pronësi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit informon publikun se do të vazhdojë të mbrojë truallin publik dhe godinën deri në restaurimin final të saj duke përdorur të gjitha mjetet. Sidoqoftë skema e ardhshme që Qeveria do të përdorë për të shembur godinën, ne do të jemi aty për ta kundërshtuar.

Aleanca do të vazhdojë kontaktet me komunitetin ndërkombëtar duke kërkuar prej tyre të shprehen në lidhje me problemet kushtetuese të ligjit, në një moment kritik për vendin kur nuk ka gjykata të brendshme që mund ta bëjnë këtë.

Së fundmi, Aleanca po fillon të punojë mbi një propozim konkret për ngritjen e një fondacioni që do marrë përsipër të bëjë restaurimin e plotë të godinës duke përfshirë dhe donacione private. Në këtë mënyrë alibia e fondeve të munguara do marrë fund njëherë e mirë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...