Deputeti i PD-së: Pse Turkish Airlines i fal Ramës një kompani ajrore, çfarë ka premtuar në këmbim?

Saturday, 15 September 2018 17:47

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme inauguroi nisjen e fluturimeve të ‘Air Albania’ që udhëtimin e parë e kreu nga Tirana drejt Stambollit.

Në deklaratën e tij Rama ishte dhe shume entuziast madje i vuri emrin “Lasgushi”, duke njoftuar se dy avionët e tjerë të ‘Air Albania’ do të quhen ‘Migjeni’ dhe deri në fund të vitit të ardhshëm “ambicia është që të çojmë direkt nga Tirana në Neë York “Nolin”, – tha Rama.

Megjithatë ka ende dyshime të forta në lidhje me këtë kompani që mban ‘flamurin’ shqiptar. Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës Agron Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se “Air Albania me një kapital themeltar prej 800 euro, pa të punësuar, pa asete, pa sistem shitje biletash, është një mjet propagandistike për Ramën”.

Sipas tij Air Albania është një “branch” i Turkish Airlines, ndërsa shtron pyetjen se çfarë premtimi i ka bërë Rama kompanisë Turkish Airlines e cila i fal kryeministrit një ‘kompani ajrore’.

Shehaj thotë se kjo kompani është kamufluar si shqiptare por nuk dihet se kujt i përket.

Postimi i plotë:

Air Albania me një kapital themeltar prej 800 euro, pa të punësuar, pa asete, pa sistem shitje biletash, është një mjet propagandistike për Ramën.

Në të vërtetë Air Albania është një “branch” i Turkish Airlines dhe pyetja që lind është:

Pse Turkish Airlines i fal Ramës një kompani ajrore dhe çfarë ka premtuar Rama në këmbim? Aeroportin e Vlores?

Kush fshihet pas Sinan Idrizit dhe cili është roli i tij?

Në raport me të drejtat e fluturimit nga Shqipëria, do e bllokojnë autoritetet europiane këtë kompani të kamufluar si shqiptare por që në të vërtetë nuk është e qarte se e kujt është?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...