Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka bërë një koment shumë ironik dhe tallës ndaj “shfaqjes me aeroplanë” që po jep Kryeministri Rama prej dy ditësh.
Ndoka shkruan se Rama është duke e shitur Erdoganin për Lasgush duke ju referuar faktit që “Air Albania”; 49.12% të aksioneve i përkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronësi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”.
Postimi i Nard Ndokës në Facebook:
KM e shet Erdoganin per “Lasgush”!
“Air Albania”; 49.12% të aksioneve i perkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronesi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”. ????
Ajo çfarë nuk dihet është se sa perqind të aksioneve i perkasin qeverisë shqiptare dhe sa partnerit të saj privat?! ????
Aferë korruptive, e kamufluar, me flamur kuq e zi! ????