Deputeti demokrat zbulon mashtrimin e madh me Air Albania

Hënë, 17 September 2018 19:10

Deputeti Demokrat, Endri Hasa, ka zbuluar se çfarë aferash fshihen pas Air Albania. Në një intervistë të dhënë në syri.net Hasa tha se që në fillim tek kjo kompani kemi persona që janë emëruar si përfaqësues të palës shqiptare pa garë. Ndërsa theksoi se një tjetër aferë është dhe ortakëria, mes qeverisë shqiptare dhe Albkontrollit.

Ndërkohë Hasa theksoi se Rama mashtroi me Air Albania. ‘Unë dhe më pas shumë kolegë denoncuam fasadën mediatike që po bëhet me diçka që nuk është krijuar akoma. Air Albania ka si qëllim krijimin e një linje ajrore me kapital shqiptar dhe turk, e cila që në fillim ka shkelje, pasi qeveria ka zgjedhur pa garë një përfaqësues që është Sinan Idrizi. Ne nuk e dimë se si erdhi Sinani. Rama thjeshtë zgjodhi në mënyrë arbitrare që ky do të bëhet aksioner me ne. Qeveria kishte në dorë dhe rinegocimin e kontratës për të hapur aeroporte të reja, mund të negocinte edhe për uljen e çmimit. Sot çdo shqiptar paguan 20 euro për biletë shtetit shqiptar. Kjo është një nga arsyet që në Shqipëri çmimet e biletave janë të shtrenjta, sigurisht që ka faj edhe konçensionari. Por nëse ne ulim 20 euroshin atëherë do të kishim ulje çmimesh. Air Albania është krijuar zyrtarisht në QKR vetëm ditën e premte dhe po atë ditë erdhi avioni. Edhe fizikisht sikur të donim të bënim procedurat nuk i bënim dot. Pjesa e fluturimit të parë ishte shoë. Ajo ishte një avion charter i Turkish Airlanes. Fasada dhe shoë që bëri Edi Rama, ka shumë dritëhije. Unë ju ftoj të shihni a ka bileta të Air Albania në shitje për muajin e ardhshëm. Këta po bëjnë fasadë, si të bëjmë lajm dhe si të mashtrojmë popullin. Tjetër problem është se qeveria është partnere me Albkontrollin. Si mund të jesh partner me kontrolluesin. Rama nuk kishte çfarë të thoshte për vettingun nxori avionin’, deklaroi Hasa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...