Ramë haxhi-qamili dhe mbyllja e shkollave

Hënë, 17 September 2018 19:21

Në Shqipëri, viti i ri shkollor filloi me 150 shkolla më pak. Kjo statistikë do të shërbente si një moment përsiatjeje për një qeveri të arsyeshme, por me qeverinë Rama duket se po trumbetohet si arritje, si një triumf qeveritar. Por, tek kjo mbyllje masive e shkollave ashtu si në çdo zullum social dhe kulturor që po hasim, vërehet një haxhiqamilizëm, por e përzier me edvinizëm.

Mbyllja e 150 shkollave bart  një frymë qeveritare, madje e nxitur prej saj, aq sa të bën të shtrosh pyetjen, po ky kryeministër, çfarë shkollimi ka dhe cili ishte raporti i tij me shkollën?

Edi Rama e ka nisur shkollën si nipi i Spiro Kolekës, ka përfunduar liceun si i biri i “berberit gur-gdhendës” të diktatorit Hoxha. Pra i gjithë shkollimi i tij nuk është një raport me dijen, por një raport fisnor dhe familjar, pra me pak fjalë njeriu që sot është kryeministër s’ka kaluar asnjë klasë, por i ka kapërcyer ato. Dëftesa e tij është një qokë për dajën, ajo e liceut një qokë për babin. Por, tek ky Ramë që s’është parë në bankë si nxënës, por si fëmijë i bllokut, nuk është mbrujtur thjesht personaliteti i një nxënësi të dobët, por është gdhendur prototipi i din-pakut, njeriut që ka alergji ndaj shkollës. Me këtë identikit dhe me një fiqir prej haxhiqamili, mbyllja e 150 shkollave s’ka si ti bëjë përshtypje. Përkundrazi, për të është një festë. Zija e vetme për të është mbyllja e 150 kazinove.

Modifikuar më Hënë, 17 September 2018 21:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...