U përfol shumë dhënia e librave falas nga ana e qeverisë, por ashtu siç mendohej edhe pas kësaj ‘bamirësie’ ka një hile.
Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha çmimet e larta që i kanë vendosur këtë vit fletoreve të punës, të cilat variojnë nga 2300-3400 lek.
Këtë denoncim ish-kryeministri e ka bërë publik përmes një postimi në “facebook”.
Postimi i plotë:
Leket qe kursejne nga librat ua marrin me fletoret!?
Çmime absurde per fletoret e punes per nxenesit ne fillore!
Lexoni mesazhin e nxenesit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor! Dua te bej me dije per nje shqetesim qe kam! Jane ndare librat e shkolles gjasme falas ne Gjirokaster,por fletoret e punes i shesin me lek qe varjojne nga 2300-3400 lek te reja.Te gjith prinderit per klasat e para deri te katert i kane paguar keto lek.Keni dijeni per kete problem? Ju lutem bejeni publike se po tallen me njerezit keta fundurina.Faleminderit!”