Rama firkë nga vettingu, i thotë "JO" sfidës së Bashës

Tuesday, 18 September 2018 18:17

Partia Socialiste ktheu përgjigje zyrtare duke dalë kundër sfidës së opozitës për miratimin e ligjit të vettingut në politikë. Nëpërmjet deputetes Klotilda Ferhati dhe nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama zgjodhi ti thotë “JO” sfidës për tu treguar shqiptarëve se akuzat mbi të për korrupsion janë baltosje sikundër pretendon.

Rama tha se nuk do vettingun në politikë dhe këtë pretendon ta bëjë nëpërmjet sistemit të Drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut dhe BKH-së.

Por shqiptarët e kanë të qartë se Rama po vendos në krye të sistemit të ri të Drejtësisë njerëzit e tij.

Rama nxori të pastër kryeprokuroren Arta Marku për të cilën ONM tha se është e paaftë profesionalisht, dhe gjithashtu me urdhër u rrëzuan shumë prej atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që i kanë dalë pengesë në karrierën e tij politike. Rama gjithashtu konfirmoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin me qëllim pozicionimin e tij në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 18:21
Login to post comments