Ministri gjerman zbulon gënjeshtrën e Edi Ramës

E mërkurë, 19 September 2018 11:18

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare. 

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh: Duhet të ekzistojnë hapa dhe rezultate të tjera sa i takon reformave në mënyrë që të bindin ata që janë skeptikë për këtë proces".

Maas: Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. 

Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë.

Ndryshe nga se është shitur më parë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, se në 2019 është një vendim formal për çeljen e negociatave, ministri gjerman është shprehur nga Tiranë se do të shikohen një për një të gjitha detyrat që i janë lënë Shqipërisë.

Ministri gjerman është shprehur në vitin e ardhshme vendet e BE-së nuk do të vendosin në mënyrë automatike për hapjen e negociatave por do të shihen qartë nëse Shqipëria ka bërë progres në rritjen e sigurisë dhe shtetin e së drejtës.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 11:23
Login to post comments