Partia Demokratike, përmes deputetit Klevis Balliu, ka kallëzuar në Prokurori, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një tjetër abuzim prej miliona eurosh dhe ku protagoniste është sërish e njëjta firmë e përfolur kohët e fundit më së shumti, Fusha shpk.
Balliu tha në deklaratë se kallëzimi ndaj Veliajt është ngritur për pabarazi në tendera. PD thotë se është favorizuar kompania “Fusha”.
“Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. - Kështu deklaroi para medias sot në orën 11:20, deputeti demokrat Klevis Balliu.- Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera, kompanisë Fusha shpk, së njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek sheshin Skënderbej dhe së njëjtës për të shembur Teatrin dhe ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.Në kundërshtim të plotë me ligjin, Veliaj i ka dhënë Fusha shpk, 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave! Ligji ëprcakton garë transparente, por për këtë firmë ligji eliminohet. Një pishë 6500 euro copa!"