Dokumenti/ Poshtërimi për botën akademike të vendit nga Kallam Dështaku dhe ndrikull Vila

E mërkurë, 19 September 2018 12:27

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një akademiku i cili e njofton dhe i dërgon një udhëzim për ngarkesën akademike në universitetet publike, i cili sipas tij është poshtërues për të gjithë botën akademike universitare në vend.

Postimi i plotë

Nje udhezim poshterues per mbare boten akademike universitare te vendit nga Kallam Deshtaku dhe ndrikull Vila!

Lexoni mesazhin e akademikut dixhital. sb

“Pershendetje Z. Berisha,

Po ju dergoj bashkelidhur nje udhezim per ngarkesen akademike ne universitetet publike.

Pa hyre ne hollesira, deshiroj te nenvizoj se pse eshte poshterues ky udhezim per pedagoget:

1. Ngarkesa e detyruar akademike e pedagogeve rritet me rreth 40%. Ne dukje duket sikur e kane ulur, por eshte krejt e kunderta. Psh deri tani per nje profesor ishte 200 ore te konvertuara por 1 ore lexioni shumezohej me 1,5 ore ne ciklin e pare (Bachelor) dhe me koeficentin dyte ne ciklin e dyte (MAster). Gjithashtu nje 1 ore seminari shumezohej me koeficentin 1 ndersa me udhezimin e ri me 0,8, pra me vlere me te ulet se ne shkollen fillore!

2. Eshte tallje me pedagoget sepse 1 ore fizike leksion ne auditor trajtohet me te njejten peshe si 1 ore mesim ne shkollen fillore! Edhe ne kohen e diktatures 1 ore lexioni konvertohen ne 2 ore!

3. Kjo rritje e ngarkeses i ben pedagoget arsimtare te rendomte dhe de facto nuk krijon hapesire per kerkim shkencor.

4. Kjo rritje ngarkese ben qe universitetet te tentojne te fryjne kurrikulat me ore per te siguruar ngarkesen e pedagogeve. Ndryshe nje dite qeveria do tu thoshte: shkurtoni organikat! Kjo do te ishte paradoks per nje vend qe ka nje numer te pakten 3-4 here me te ulet te pedagogeve dhe kerkuesve per 1000 banore ne krahasim me vendet e BE.”

 

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 12:30
Login to post comments