Ligji për teatrin, intelektualë dhe artistë takim me Bashën

E mërkurë, 19 September 2018 18:56

Intelektualë dhe artistë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar pasditen e sotme, në ambientet e selisë së PD.

Në qendër të diskutimit ka qenë ligji për teatrin, i cili ditën e nesërme pritet që të diskutohet në Parlament.

Mazhoranca një ditë më parë pranoi dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin. Pranimi i dekretit u bë me disa ndryshime, ku kryesorja ishte hapja e garës për projektin.

Nga ana tjetër opozita e konsideron ligjin si antikushtetues.

artistet_te_basha.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 18:58
Login to post comments