PS e vendosur për ta shembur Teatrin, Basha apel: Kush voton, konsiderohet terrorist

E mërkurë, 19 September 2018 20:17

Intelektualë dhe artistë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar pasditen e sotme, në ambientet e selisë së PD.

Në qendër të diskutimit ka qenë ligji për teatrin, i cili ditën e nesërme pritet që të diskutohet në Parlament.

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë që nesër të mos miratojnë ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit. Në një dalje për mediat pas takimit, kryedemokrati tha se nëse deputetët e rilindjes ngrenë kartonat do të konsiderohen terroristë shtetërore.

Mazhoranca një ditë më parë pranoi dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin. Pranimi i dekretit u bë me disa ndryshime, ku kryesorja ishte hapja e garës për projektin.

Nga ana tjetër opozita e konsideron ligjin si antikushtetues.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 22:28
Login to post comments