Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston sot tek Kuvendi, ku pritet të miratohet ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje opozitës që sot në Kuvend të mbrojë Teatrin Kombëtar.
Kujtojmë se mazhoranaca e miratoi dekretin e presidentit Meta që e kthente mbrapsh ligjin për teatrin, duke zgjedhur ta amendonte. Nga ana tjetër opozita e kundërshtoi fort pasi sipas saj miratimi i dekretit të presidentit do të thotë se bie i tërë ligji poshtë.
Ndërsa mazhoranca zgjodhi të bënte vetëm disa ndërhyrje për ta votuar sërish. Ndërsa Basha ka paralajmëruar sot se nëse deputetët e maxhorancës ngrenë kartonët për miratimin e këtij ligji për PD-në do të konsiderohen terrorist shtetëror.