Presidenti Meta takon kryetarin e LDK Mustafa, diskutohet çështja e kufijve

E Enjte, 20 September 2018 18:54

Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Temë e veçantë diskutimi mes tyre ka qenë ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa i parashtroi Presidentit Meta pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira.

 “Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë takim, po ashtu, shpreha falënderimin tim për Presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Login to post comments