Shikoni si ndërtohet në oborrin e shkollës në Maqellare, të ndërtuar për xhepat e mafiozit Sadri Abazi

E Enjte, 20 September 2018 19:11

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Maqellara, i cili dërgon edhe një foto që vërteton se në oborrin e shkollës së kësaj zone po ndërtohen kioska. 

“Shikoni si ndërtojnë në oborrin e shkollës në Maqellare te ndërtuar për xhepat e mafiozit Sadri Abazi”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Shikoni si ndërtojnë në oborrin e shkollës në Maqellare te ndërtuar për xhepat e mafiozit Sadri Abazi!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z Berisha jam një banor i fshatit Maqellarë në rrethin e Dibrës , ktu tek ne u ndërtua një shkollë nga rilindja e famshme mu në qendër të fshatit . Në fakt jo se ishte shumë e domosdoshme sepse ne e kemi shkollën shumë të mirë por fakti që duhet ti ktheheshin mbrapsh 2-fish lekët e harxhuar në fushatë elektorale te mafjozit Sadri Abazit e ndërtuan në një kohë që gjith ai fond mund të përdorej për diçka që vërtet fshati ka nevojë. Tani problemi është se shkolla ka mbaruar prej dy vitesh dhe nuk hapet sepse përpara saj jan disa kioska pa leje për të cilat “Piktori i fmshëm” erdhi dhe tha që do i heqim kto karikatina por në fakt ato qëndrojnë ashtu dhe shkolla po degradohet akoma pa u hap . Kryetari bashkisë nuk ka guxim që të bëj gjē sepse i ka të gjith votues të vet dhe si levërdisë .Ja nje foto nga lart z Berisha shikoje se ku është shkolla dhe kioskat përpara!

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 19:12
Login to post comments