Ligji antimafia/ Alibeaj: S’do lejoj asnjë kontratë abuzive

Hënë, 24 September 2018 12:12

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën e saj kundër korrupsionit, siç deklaron ajo për “çlirimin e ekonomisë nga monopolet”.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur për ligjin antimafia dhe çdo të sjellë ai në vend. Alibeaj theksoi se ky ligj nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive dhe se do të mbrojë pasurinë publike.

Më tej ai paralajmëroi se në filtër do të kalojë çdo zyrtar publik që nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri.

“Cili është qëllimi i ligjit antimafia, mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë. Do verifikohet çdo kontratë abuzive e koncesionit, e prokurimit publik e Partneritetit Privat dhe çdo akt administrativ publik, abuziv, leje licenca autorizime. E reja që kemi sjellë në këtë platformë është që ky mekanizëm antimafia do veprojë për të gjitha kontratat, PPP-të. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen. Nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive me paranë dhe pasurinë publike. Do ketë një shtrirje prapavijë. Platformë që do veprojë për të tashmen, për të ardhmen dhe për të shkuarën. Si do të bëhet, kush do t’i nënshtrohet këtij mekanizmi? Kompanitë private përfituese dhe pronarët e tyre. Kjo është njëra anë. Do t’i nënshtrohen këtij flitri çdo zyrtar publik. Nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri. Do t’i nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt.

Ligji është i detajuar, ka përcaktuar të gjithë instrumentet, levat dhe drejtoritë përkatëse dhe verifikimi që do të bëhet nga antikorrupsion. Modeli britanik në bashkëpunime me avokaturën përcaktojnë demin financiar të shkaktuar apo dëmin publik që kanë shkaktuar. Verifikon mjetet financiare, veprimtaritë ekonomike, shkurtimisht: Kush ka bërë çfarë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...