VIDEO/ Alibeaj: Rama ia dha tenderin e ushqimeve kompanisë së basteve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij

Saturday, 04 Prill 2020 17:41

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të japë llogari për tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve, përse ky tender ndërkohë që në Shqipëri ka 35 mijë kompani ushqimore, iu dha një kompanie bastesh dhe kompjuterash.

Ndërkohë që Alibeaj i ka parashtruar edhe disa pyetje Ramës, për të cilat ky i fundit duhet të japë llogari. 

'Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.  Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. '

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...