Burg, Burg, Burg..../ Masat e reja, Rama liron me pikatore, kërcënon me arrestime

Saturday, 04 Prill 2020 17:39

Kryeministri Rama në një komunikim me qytetarët, ka paralajmëruar se do të fillojë të ketë një çlirim të masave shtrënguese duke filluar nga java në vazhdim, por kërcënoi qytetarët me arrestime, nëse do të shkelin masat e vendosura nga qeveria e tij.

'Duhet të lëhtësojmë pak lëvizjen tani që kemi konsoliduar lëvizjen për një anëtar të familjes.
Duam të lëhtësojmë pak më shumë lëvizjen e automjeteve për ata që kanë fasho orare më të zgjatura.

Më e keqja jo vetëm nuk ka kaluar por mund të na ndodhë sa hap e mbyll syrë, pa menduar se ia hodhëm.
Masa e reja kërkojnë përgjegjshmëri të lartë.
Kur e vendosëm këtë orar thamë që orari do të jetë deri ditën e hënë, por jemi të detyruar ta shtyjmë disa ditë.

 

Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra mund të bëhen Vaterloja jonë nëse nuk shtrëngojmë vidat.
Do zgjasim fashon e orarit por do rrisim ndëshkimet, deri në heqjen e lirisë, për ata që shkelin orarin për pazarin.

 

Më pas, me shkallë, do përpiqemi të lejojmë lëvizjen e automjeteve private për punonjësit në ndërrmarrje të njohura ligjërisht, por me heqje lirie nëse shkelin rregullat/

Do autorizojmë hapjen e disa dyqaneve, ku do të kërkohet pajisja me masja mbrojtëse, me rregulla strikte, ku shkelja do të shoqërohet me mbyllje, konfiskim malli, deri në heqje lirie.
Nuk do lejojmë më thjesht mbyllje, apo konfiskim, por deri në heqje lirie.
Duhet të përshkallëozjmë të gjithë masat.'

Do zgjasim fashën orare dhe të rrisim ndëshkimesh dhe do shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin rregullat.

-Më pas do të përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për të gjithë ata që kanë kompani private.

-Rritje të ndëshkimeve deri në heqje lirie, nëse automjeti përshembull përdoret për të transportuar të tjerët.

-Do të lejojmë dhe hapjen e dyqaneve, po do të kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë si dhe do të vendosen edhe rregulla strikte në shërbim.

Le të përgatiten që në momentin e hapjes të jenë gati për respektimin e rregullave për klientët dhe stafin. Nuk mund dhe nuk do të lejojmë më që të ketë thjeshtë mbyllje gjobitje, por deri konfiskim dhe heqje lirie për autorët e akteve kriminale.

-Duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masat që një pakicë mos të marri në qafë shumicën.

Nuk mund ta humbim këtë luftë për qejfin e atyre që akoma nuk po duan të marrin vesh. Ne do ta fitojmë këtë luftë me se s’bën. Teksa po shkojmë çdo ditë drejt pikut të luftës që ende nuk e kemi arritur, bilanci bëhet bërë fund dhe nuk ka ndeshje që mbaron pa rënë bilbili.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...