‘Shqipëria po plaket’/ Tritan Shehu: Qeveria fsheh kokën si struci me "makijazhe" populiste

E mërkurë, 26 September 2018 13:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të qeverisë për rritjen e lindshmërisë në vend.

Sipas deputetit Shehu këto janë thjesht "makijazhe" populiste dhe nuk e zgjidhin gjendjen e rëndë në vend, ku Shqipëri çdo ditë po plaket gjithnjë e më shumë.

Postimi i plotë

Rama "proklamon" sot disa "makjazhe" populiste, por aspak reale per te minimizuar sado pak katastrofen demografike te vendit.

Vendimet e sotme te qeverise per bonuset ne lindjet, jane vetem "fishekzjare" spekulative, pa asnje efekt pozitiv per shtimin e natalitetit ne vend e perballjen e krizes sone demografike.

Eshte thellesisht alarmante plakja e zvogelimi i popullesise sone.

Lindeshmeria ka rene ne 1,48 per nje grua nga 1,7 qe ishte ne vitin 2011.

Sot grup mosha mbi 60 vjec ze 19 % te popullesise nga 15,4 qe zinte me 2011.

Ne vendet e europiane keto plakje e popullesise, qe te ne po ndodhin ne pak vite, kane dashur dekada te tera.

Shkaqet per kete jane shume komplekse, e lidhen se pari me krizen e pergjitheshme  e te thelle qe po kalon vendi, me varferine qe po thellohet, mungesen e mburojave te verteta sociale, shtimin e frikshem te aborteve, pesimizmin  e pergjitheshem qe sundon ne vend, si pasoje edhe e mungeses se nje perspektive dinjitoze, etj.

Eksodi masiv i shqiptareve, vecanerisht ai i moshave te reja, eshte nje tjeter faktor thelbesor, qe po con ne rritmet galopante te renies e te plakjes se popullesise te ne.

Pra eshte qesharake te mendohet se gjendja mund te korregjohet me keto "bonuse" qeveritare ne lindje.

Vendimet e sotme tregojne se qeveria kerkon ta beje si "struci" ndaj te vertetes, duke shpresuar se keshtu do te veprojne edhe qytetaret.

Por gabon rende, "dielli nuk mbulohet dot me shoshe", vendi kerkon ndryshime drastike e thelbesore tashme, per te dale nga kjo krize.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...