Rama, ky ekspert ligjor i gjithëanshëm

Saturday, 29 September 2018 14:04

Kryeministri Edi Rama në një dalje tjetër për mediat, ka justifikuar dështimin e policisë së shtetit e cila nuk ka mbrojtur Xhisiela Malokun, dhe pavarësisht ekspertizës mjeko-ligjore, akoma nuk ka arrestuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas Ramës, policia ka qenë korrekte dhe ka kryer të gjitha procedurat e duhura, por i pyetur nga gazetarët se përse Rexhep Rrahja nuk është arrestuar, ndërkohë që qytetarët e tjerë arrestohen sapo identifikohet dhunimi prej tyre i grave apo të dashurave, Rama i kapur ngushte tha: Kjo është punë e policisë, se po të isha polic do kisha arrestuar shumë njerëz.
Ramën e njohim për ekspertizat e tij ligjore. Kujtojmë atë të audio-përgjimit me vëllain e Fatmir Xhafajt. Rama ka bërë ekspertin ligjor edhe kur u tregonte shqiptarëve se djali i Luiza Xhuvanit nuk ishte në Lazarat më personat që qëlluan policinë, por në shtëpi pasi Rama vetë në këtë rast u shndërrua në ekspert i tabulateve telefonike.
Ramën e kemi parë të bëhet ekspert ligjor i “sigurisë” kur merrte në mbrojtje radarët e ushtrisë që fikeshin kur Sajmir Tahiri me bandën e Habilajt kalonte kanabisin drejt Italisë.
Dhe pse të mos e shikonim edhe në një ekspert mjeko-ligjor që konfirmon se 25-vjeçarja Maloku nuk u përdhunua.

Login to post comments