Akuzuat e ish-nënkomisarit, Emiljano Nuhu për përfshirjen e Kryetarit të Grupit të PS-së, Taulant Balla në tentativën për të fshehur ngjarjen e përdhunimit të vajzës nga Nikla, Xhisela Maloku kanë shkaktuar stuhi komentesh në rrjetët sociale.
Komentues të shumtë kanë masakruar Taulant Ballën në faqen e tij zyrtare në Facebook, për përfshirjen në këtë ngjarje dhe qëndrimin që ai ka mbajtur duke dal në mbrojtje të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja dhe djalit të tij, Rexhep Rraja.
Qytetaret janë shprehur të indinjuar ne mesazhet e tyre të cilat kanë qenë thuajse në të gjitha postimet e fundit të Ballës, por që gjatë orëve të paradites pjesa më madhe janë fshirë, duke lënë vetëm komentet që e lavdërojnë.