Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit.
Duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit dhe jo vetëm, Basha ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Ndër to është edhe rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.
Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel.
“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit,” shkruan Basha.