Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë sot në protestën që do të organizohet para Kryeministrisë, lidhur me rasti i Xhisiela Malokut, e cila u dhunua nga djali i deputeti i PS-së dhe për fshehjen që tentoi t’i bëjë ngjarjes policia e shtetit.
Nëpërmjet një deklarate nga Selia blu, deputetja Jorida Tabaku, deklaroi sot se policia e arrestoi Rexhep Rrajën vetëm për fasadë dhe me akuzën e lehtë “përndjekje” që i është dhënë ndaj një vajze të re të torturuar, pas 6 muajsh ai del nga burgu.
“Me akuzën më të lehtë, për përndjekje, pushteti i Edi Ramës i ka dhënë lehtësi dhe nëse shpallet fajtor i biri i deputetit do të dalë pas 6 muajsh”, tha ndër të tjera Tabaku.