Tërheqja e të dhunuarës Xhisiela Maloku nga akuzat mbi djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja konsiderohet si kërcënim i pastër që i është bërë 25-vjeçares.
Sipas aktivistes Mirela Arqimandriti, vajza duket qartë që është kërcënuar.
“Ky është rast i qartë i një njeriu që është dhunuar e kërcënuar nga njerëz të veshur me pushtet dhe me kriminalitet. Xhisielës i lexohej në ballë që është e kërcënuar” u shpreh Arqimandriti në emisionin “OPEN” në TOP CH.