Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar për intervistën e dhënë të nga Xhisiela Maloku në emisionin “Open” për Top Channel, duke e konsideruar një tmerr.
Sipas Vokshit e cila shkruan në Facebook se viktima vazhdon të dhuohet edhe pse në urdhër mbrojtjeje.
Më tej Vokshi shkruan se Xhisiela është detyruar të fajësojë veten sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.
Postimi i plotë:
Tmerr!!
Në c’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.
Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të.