‘Paketë anti-shpifje’, Manjani tallet me Ramën: Budallallëk anadollakësh

E mërkurë, 03 October 2018 10:20

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Edi Ramën, ndërsa thekson se motoja e kryeministrit është ‘vidh e vrit’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani pohon se vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik.

Postimi i plotë:

Paketë anti-shpifje?!

Budallëk anadollakësh!

Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.

Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.

Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën. Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.

Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.

Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.

Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik! Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...