Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar ditën e sotme disa foto në profilin e tij në Facebook, të dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuare.
Salianji thotë se në mëngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemtë e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i PSSh.
Reagimi i plotë:
Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria nē mënyrë kriminale.
Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.
Sot në mēngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i PSSh.
Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares.
Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen.
Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.