Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.
Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.
“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.
Bylykbashi tha se të vetmit që dëmtohen nga ky veting janë personat që kanë lidhje me krimin ose interesa të paligjshme. “Ata që përfitojnë janë qytetarët të cilët garantohen se politika nuk do të ketë lidhje dhe nuk do punojë për krimin”, - deklaroi përfaqësuesi i PD në Mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit
Deputeti demokrat, sqaroi edhe njëherë se “Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka asnjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga prokuroria e sotme e krimeve të rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve”.
Sot jam ketu ne emer te opozites per tju dhene keto mesazhe :
1. Opozita nuk do te pranoje dhe as toleroje asnje vonese ne miratimin e vetingut te politikaneve.
2. I gjithe procesi ne kete komision ka pikerisht kete qellim. Te vonoje, shtyje dhe hedhe poshte vetingun e politikaneve.
3. Shqiptaret e mbeshtesin vetingun e politikaneve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se eshte kunder.
4. Sa me gjate te kemi politikane te lidhur me krimin ne Kuvend, qeveri, bashki etj aq me keq per shqiptaret qe dhunohen, grabiten dhe perdhunohen cdo dite nga krimi.
5. Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmen e pushtetareve te lidhur me krimin.
6. Bashkqeverisja me krimin e ka sjelle vendin ne nje emergjence kombetare.
7. Ju po beni dhe do te beni gjithcka per ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikaneve. Sic nuk ndalet dot dekriminalizimin.
8. Kuvendi dhe qeveria qe sot jane ne duar te krimit do ti kthehen popullit. Me cdo kusht dhe me cdo cmim.
9. Ne jemi te vendosur dhe do te bejme gjithcka per ta zbatuar. Ne kete vend nuk do te kete as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtesi, as ekonomi, pa ndare politiken nga krimi.