Paditet Rama, me deklaratat kërcënuese mund të dënohet 4 vjet

E Enjte, 04 October 2018 11:16

Opozita dorëzoi në Prokurori kallëzimin penal ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin  e akuzon për veprat penale: "Kanosje për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "kanosje për të mos kallëzuar".

Akuzat lidhen me kërcënimin publik që Rama i bëri oficerit të policisë Emiliano Nuhu pas denoncimit që ky i bëri mosveprimit të organeve ligj zbatuese për përdhunimin e 25-vjeçares Xhisiela Maloku nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ishin tek Prokuroria e Tiranës për të bërë dorëzuar padinë penale.

“Kryeministri i drejtohet me fjalë kërcënuese nën komisarit Emiljano Nuhu. Ai ndërhyn në punën e organeve ligj zbatuese duke paracaktuar rezultatin e hetimit penal. Tenton të pengojë zbulimin e të vërtetës,” shkruhet në padi.

Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg.

“ U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Ky bëri dhe një denoncim në prokurori për këtë denoncim. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Bëri të poshtërohej nënkomisari Nuhu. Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje,” tha Spaho.

Pse nuk ka prova nga Nuhu?

“Janë paraqitur të gjitha provat, faktet, dëshmitarët për çdo gjë që ka ndodhur me rastin e Xhisiela Malokut”

Paketa antishpifje

“Vendi nuk ka nevojë për paketa të gjithë atyre që duan të denoncojnë mafien e lidhur me këtë qeverisje. Kemi nevojë për paketën antikrim, antimafia që Shqipëria të hyjë në rrugën europiane. Duhet luftuar krimi organizuar”.

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 11:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...