×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama i heq ndihmën ekonomike familjes në nevojë, Pampuri reagon ashpër: “Kjo është e vërteta, jo ajo që propagandohet!”

Saturday, 06 October 2018 13:48

Deputetja demokrate Oriola Pampuri, ishte në familjen me 6 antarw  të Arben Hysenajt në Babrru të Tiranës, e cila jeton pa asnjë të ardhur dhe është në gjendje të mjeruar.

Kësaj familjeje i është hequr ndihma ekonomike, megjithëse dy prindërit janë pa punë dhe kanë 4 vajza të mitura për të ushqyer. Njëra prej katër vajzave të mitura, vuan nga distrofia, por prindërit i treguan deputetes Pampuri se iu është hequr KEMP-i pa asnjë shpjegim. Vajza tjetër familjes vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, i cili u mungon fëmijëve.

Për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, heqjes nga lista e ndihmës ekonomike dhe mungesës së shpresës, kryefamiljari Arben Hyseni vuan nga depresioni, ndërsa nëna e familjes është e pamundur të punojë. Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë, udhëtojnë rreth 35 minuta në një rrugë të keqe.

Deputetja Pampuri thotë se kjo familje jeton me borxhe dhe sipas skemës kriminale të qeverisë, me largimin nga skema ekonomike, kjo familje e varfër duhet të presë edhe gjashtë muaj të tjerë për të aplikuar sërish.

“Kjo është e vërteta”, tha Pamuri, “jo ajo që propagandon kryeministri Rama”.

 

 

Ja deklarata e plotw e  deputetes Pampuri

Jemi në familjen e zonjës Azize, e cila jeton me katër vajza, më e vogla është katër vjeçe më e madhja është 12 vjeç. Vajza ka përfituar KEMP, por tani nuk e përfiton më KEMP-in për shkak të një patologjie që ka, Azizja është pa punë, bashkëshorti del çdo ditë për të kërkuar punë dhe jo gjithmonë e gjen atë. Është hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë më përfitues të skemës ekonomike ndërkohë që nuk plotësojnë asnjë kusht jetese për të jetuar normalisht.

Dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e ndihmës ekonomike, ashtu sikurse vajza i plotëson të gjitha kushtet për të përfituar KEMP. Megjithatë ne shpesh dëgjojmë nga qeveria që janë hequr nga ndihma ekonomike ato familje të cilat përfitojnë padrejtësish. Ju e shihni që kjo familje nuk ka asnjë arsye për të kërkuar padrejtësisht ndihmën ekonomike por ka të gjitha të drejtat për të përfituar ndihmën ekonomike dhe për ta marrë atë sepse pa të nuk munden të jetojnë. Listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, sot nuk janë transparente. Personat të cilët kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe nuk kanë gjetur ende punë, janë të shumtë.

Janë hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe sot janë shumë të paktë ata që i janë rikthyer skemës. Janë të shumtë në numër si zonja e cila ndodhet në gjendje të mjerueshme, e cila nuk përfiton ndihmën ekonomike. Gjithçka që paraqitet si show, është e pavërtetë përballë këtij realiteti të dhimbshëm në të cilën jeton kjo familje dhe shumë familje të tjera si zonja Azize. Azize Hyseni: Jetojmë në kushte shumë të vështira për momentin. KEMP-in e vajzës ma kanë hequr dhe nuk e di përse. Doli në komision, nuk më kanë kthyer përgjigje, e merr apo nuk e merr. Ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Më thanë se nuk jam paraqitur tek zyrat e punës. Tek zyrat e punës nuk jam paraqitur sepse burri më vuan nga depresioni.

Edhe sikur ta fusin ai nuk e mban dot. Unë jam me katër fëmijë të vegjël. Në shkolla janë dy paradite, dy pasdite. Vetë jam e sëmurë siç e shikoni. Për në shkollë duhet gjysëm ore duhen. Jetojmë me çfarë mbledh burri gjatë ditës, kanaçe, hekura. Ndonjëherë kur sjell tela i pastroj, para tre javësh preva dorën duke i pastruar. Është shumë vështirë për t’ia dalë. Shkojnë dritat dhe uji më shumë. Jetojmë vetë i gjashtë vetëm në këtë dhomë 3 me 3.

Modifikuar më Saturday, 06 October 2018 13:55
Login to post comments