×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Drejtësia e kapur nga krimi/ Arrest me burg për ‘dëshmitarin X’, detyrim paraqitjeje dhe për gazetarin Olldashi

Saturday, 06 October 2018 14:46

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun, të quajtur ndryshe ‘’Babalja”.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge. Mbi Veliun rëndojnë akuza për kallëzim të rremë si dhe për kalim kufiri të paligjshëm.

Po ashtu arrest me burg është dhënë dhe për kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste dublon Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep Veliut.

Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi Veliun. Vetë dëshmitari X prej disa kohësh ndodhet jashtë vendit, ku ka kërkuar azil politik fillimisht në Kosovë. Pak ditë më parë qe ekspertiza e kryer në Angli ajo që vërtetoi se në videon e paraqitur nga PD kishte ndërhyrje.

Edhe kësaj here u vërtetua se drejtësia është e kapur nga krimi dhe çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë Rama do u ‘lajë duart’ ministrave të tij të inkriminuar.

Login to post comments