Rezultatet e prokurorisë për përgjimin e Agron Xhafajt ishin pikërisht ato që priste qeveria. Zëri në përgjime nuk ishte i Agron Xhafajt, por i kunatit të Albert Veliut, i Fredi Alizotit deklaron prokurori i çështjes, që ende nuk dihet se në çfarë ekspertize e bazon këtë përfundim.
Por a ka pasur komunikim mes Arta Markut dhe Edi Ramës për çështjen në fjalë? Nuk dihet se si, por kryeministri ka qenë plotësisht i informuar për punën e prokurorisë dhe për rezultatet e hetimit. Kjo u kuptua nga deklaratat e Edi Ramës pak ditë më parë në Real Story, ku ai nuk e fshehu dot gëzimin për atë që pritej të ndodhte me këtë çështje.
“Te “Babalja” e parë do të dalë një e vërtetë që ju do habiteni. Ekspertiza? Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar të më thotë mua nëse audio-përgjimi ishte i montuar. Ajo ma ka konfirmuar këtë dhe kjo nuk ka vlerë ligjore, por më duhej mua. Më pas kemi mësuar gjëra të tjera që do të dalin në dritë. Do të shihni se si këtu montohen gjëra dhe se si përdoren njerëz. Të besosh sot te Babalja, ose je i vetëdishëm që i beson qëllimit të një partie që thotë se ne Edi Ramën me votë nuk e mundim dot” – tha Rama.
Deklarata të ngjashme ishin bërë më parë edhe nga kreu i grupit parlamentar socialistë Taulant Balla që prej javësh paralajmëron përfundimet e çështjes Babalja në favor të mazhorancës.