Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon Ramës të publikojë rezultatet e ekspertizës së videos së audio përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmit Xhafaj me dëshmitarin “X”. Në një postim në twitter, Basha sfidon Ramën, ndërkohë që poston edhe një video ku Rama e parashikoi që në muajin maj se çfarë drejtimi do të merrte hetimi nga kjo prokurori.
“Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!” shkruan Basha.