Vasili: Të pastrojmë zgjedhjet nga hajdutëria Rilindase

Hënë, 08 October 2018 17:43

Për kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasi, pastrimi i zgjedhjeve nga hajdutëria rilindase është një çështje prioritare.

Sipas tij një nga shtyllat kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe pastrimi i politikës, prandaj duhet vettingu në politikë.

Do doja ta nisnim tek paketa me 4 pika e prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pika e parë thotë që është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet Vetting-u në politikë. Duke marrë parasysh kohën kur jemi dhe kohën kur bëhen zgjedhjet, pra më pak se një vit i bien zgjedhjet lokale. A është e mjaftueshme kjo kohë për ta përmbyllur procesin e Vetting-ut në politikë sipas jush?

Përpara gjithë të tjerave qëndrojmë tek thelbi i ditës së sotme. Thelbi i ditës së sotme ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Kjo ishte çështja themelore. Në ekranin tuaj thotë çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, shit blerja e votës dhe kapja shtetërore. Pra sot kjo është përgjigja e madhe që japim ne si një nga 4 momentet e mëdha të platformës së opozitës së bashkuar që kishte të bënte me Vetting-un në politikë, dekriminalizimin e zgjedhje, dekriminalizimin e ekonomisë, e cila u paraqit dhe çlirimin e sistemit të drejtësisë nga kapja shtetërore. Sot ishte një temë e cila nuk është temë, është krye çështje e demokracisë, pasi pikërisht në tryezat e Komisionit të Përbashkët të Reformës Zgjedhore,  ekspertët e Këshillit të Evropës kanë thënë me gojën plot që 20% e votave të shqiptarëve janë shit-blerë. Që këtu gjithçka që është thënë për zgjedhjet, kushdo që është përpjekur të legjitimojë zgjedhjet që lamë pas, qoftë ky shqiptar qoftë edhe ca të huaj, të cilët ishin një turp i mandateve të tyre diplomatike, provojnë qartë që themeli i demokracisë është tronditur dhe rrezikuar së tepërmi. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Dhe fakti i fundit i skandalit që ndodhi me përdhunimin e vajzës nga Fushë-Kruja, meqë lidhet me ditën e sotme, ju dëgjuat që një përdhunues ordiner atje mbron veten e tij për t’u çliruar nga faji i zakonshëm po e themi i çështjeve ordinere kërcënon do ta shikoni në zgjedhje. Që do të thotë kriminalizimi është kaq i qartë, kaq shfryhet sheshit dhe është kaq evident saqë kërkon një përgjigje të madhe. Në të kundërt sistemi ka rënë. Në të kundërt nuk ka një shtet pluralist demokratik dhe praktikisht historia është shumë e thjeshtë. Nuk ka më një votim, por ka një shit blerje me paratë e krimit të organizuar. Se paratë nga do vijnë? Burimi i parave është krimi i organizuar dhe Shqipëria është akuzuar jo nga unë, jo nga -opozita, por në mënyrë të veçantë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që është rikthyer në listën e zezë të pastrimit të parave. Si  pastrohen paratë? Pastrohen  me veprimtari ekonomike, 4 fushat që opozita i ka marrë me radhë dhe po zbërthen mekanizmin kriminal i cili po gërryen vendin. Dhe ky është thelbi.

  1. Z. Vasili do ta shohim edhe më pas rastin e Xhisiela Malokut, por për të mbetur tek ajo që ka prezantuar sot Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Njëra prej 4 pikave është edhe masa ndëshkimi për parandalimin e shit blerjes së votës. Pra për ta thënë në mënyrë më të qartë çfarë parashikon kjo pikë?

Kjo pikë parashikon ndryshimet legjislative përkatëse në Kodin Zgjedhor dhe qëndrime jo të rrepta, por qëndrime që duhet të ishin absolutisht më të rreptat që mund të ekzistonin jo vetëm në Kodin tonë, por edhe sikur të ishin të pazakonshme për kodet e tjera evropiane apo gjithkund. Pasi ky fenomen është bërë fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri.  Dhe për turpin e kësaj qeveri dhe kësaj maxhorance, zgjedhjet në Shqipëri janë të një standardi shumë herë më të ulët se standardet e viteve ’91-’92, kur zgjedhjet i organizonte Partia e Punës së Shqipërisë. Pra edhe Partia e Punës nga këta e kanë origjinën, ka qenë më korrekte në organizimin e zgjedhjeve sesa këta. Këta duhet të realizonin standardin më të lartë të zgjedhjeve absolutisht. Se kjo duhet të ishte fiziologjia, mbas 25 vjetësh nuk duhet të ktheheshim të flisnim për zgjedhjet, që të manipuloheshin në ’91-’92 mund ta nënkuptonim. Sepse vinim nga një sistem autoritar, donte të mbante pushtetin me çdo kusht dhe do kishte një logjikë. Por që vidhen,  s’ka nevojë ta thotë opozita, por kur ekspertët e Këshillit të Evropës thotë që 20 % e zgjedheve vidhen me gojën plot në sy të kamerave, çfarë doni më tani. Këtu nuk ka çështje opozitë dhe maxhorancë. Këtu është një shkatërrim kombëtar i sistemit ku jetojmë. Ky sistem është ndërtuar mbi votën. Sistemi që lamë pas në ’90 nuk ishte i ndërtuar mbi votën, formalisht bëheshin zgjedhje. Ishte një parti shtet që i merrte të gjitha. Ky sistem kur i shkatërrohet themeli i votës, kjo është një diktaturë më e poshtër sesa ajo që kemi pasur para viteve ’90, ku dinim fare qartë që kishte një parti e s kishte të tjera dhe ishin këto rregulla që ishin të padrejta, ishin diktatoriale, por ishin të tilla. Kështu që dua të them që ne vendosemi si një vend absolutisht më negativi në rajon, pasi nuk ka asnjë vend në rajon, nuk po them në Evropë, por nuk më riprodhoni dot një vend në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kosova është një shtet i ri fare dhe është një shembull. Po të bënim zgjedhjet e Kosovës do të ishim një vend shumë i qetë dhe do të merreshim me prioritete të tjera politike. Dhe vetëm për këtë fakt duhet të kuptojmë se çfarë dëmi të madh i ka sjellë demokracisë në këtë vend kjo forcë politike e cila nuk jeton dot pa kapje. Ose do kapë shtetin, ose do kapë ekonominë, ose do kapë zgjedhjet, ose do kapë drejtësinë. Të përballët me garën e ndershme të ideve, të rezultateve, të performancës nuk e bën dot. Do me patjetër ta kapë.

Në njërën prej pikave të propozuara kryesisht është edhe pika e tretë, reduktimi i shpenzimeve dhe financimeve të fushatës, financim shtetëror 100 %. Është kjo kosto më e madhë për qytetarët?

Problemi është i tillë. Modeli mëton që të kemi një financim gjithmonë e më të qartë. Të evidentojë të gjitha financimet e tjera të dukshme e të padukshme, të cilat në një pjesë dërrmuese të tyre kanë një origjinë të papastër dhe për të qenë farë të qartë shqiptarët që sa kushton bërja e zgjedhjeve duke filluar nga fletët e votimit, por edhe financimi i partive. Çdo të thotë kjo? Do të thotë këtë gjë që në fund të fundit do të kishim qartësisht cilat ishin kostot dhe kostot e dukshme do të ishin maja e ajsbergut, të padukshmet dhe ato do ishin qindra miliona të tjera, të cilat në vend se shteti të shpenzonte për të çuar përpara ekonominë, për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve, shpenzohen në mënyra të pista në forma për të blerë zgjedhjet e radhës.

Por kjo do të thotë një kosto më e madhe për qytetarët përderisa do të financohen zgjedhjet 100% nga buxheti i shtetit...

E para e punës mos u ngutni të nxirrni përfundime se kur thuhet 100 % nuk e dini sa janë këto kosto. Dhe sot e kësaj dite buxheti i shteti paguan për partitë politike sipas rezultateve që ato arrijnë. Pra sistemi politik i ndërtuar mbi partitë ka marrë përsipër edhe atë pagesë, se partitë janë ato që marrin përgjegjësitë publikë për të qeverisur vendin apo për të bërë opozitë. Mbi këtë është ndërtuar. Dhe çdo shoqëri merr përsipër ato kosto të domosdoshme minimale për funksionimin. Marrja e shpenzimeve në teori, pra një propozim që mund të jepet nuk do të thotë që bëhet fjalë për kosto marramendëse. Do të thotë për kosto minimale, pra të mos shpenzojmë më para të kota dhe të tepërta në periudhat zgjedhore. Mos të valojnë më miliona që shkojnë pa asnjë dobi, por e dimë që aq sa duhet. Fjalën mos ta marrin milionat që harxhohen për banesa dhe për postera, por fjalën ta marrin kryesisht alternativat. Sikurse e keni parë në të gjithë Evropën, ku ka dhe posterat më të thjeshtë, dhjetëra herë më të thjeshtë se në Shqipëri, ama kandidatët përplasen për alternativa dhe ide. Dhe praktikisht shqiptarët shkojnë në kutitë e votimit dhe zgjedhin ofertën më të mirë, nuk zgjedhin atë që i pagoi më shumë.

Votimi elektronik dhe numërimi gjithashtu është një prej pikave kryesore. Sa e mundur është të realizohet kur edhe në vende si Amerika ka patur akuza për sulme kibernetike?

Nuk kam komente për këtë çështje. Problemi im ka qenë vetëm kaq. Në rast se teknikisht ka qenë e mundshme që të zgjidhet kjo gjë, do të ishte një gjë e mirë. Unë nuk jam ekspert i kësaj çështjeje. Çdo element që shton transparencën dhe shpejtësinë e administrimit zgjedhor është i mirëpritur.  Elektronik apo i çdo lloj forme, nuk është vetëm votimi elektronik ka dhe forma të tjera ku elektronika përdoret të cilat mund të ndihmojnë procesin. Ju e keni parë në shtet të caktuara fleta e votimit futet e numërohet në çast. Pra ka një variacion shumë të madh. Rëndësi ka që ato zgjedhje të jenë të mira, të ndershme e mbi të gjitha të mos jenë të blera. Kaq.

Nëse këto propozime nuk gjejnë dakordësinë e maxhorancës, ju do të hyni në zgjedhjet lokale?

Nuk është diskutuar kurrë në asnjë rast futja apo jo në zgjedhjet lokale, apo në çdo palë zgjedhjesh. Kjo ka të bëjë me betejën tonë që të mos hyjmë, pra të mos bëjmë zgjedhje të standardeve mizerabël. Për këtë do të ketë një betejë politike, e cila do të jetë në sallën e Parlamenti, do të jetë në shesh, do të jetë kudo që të jetë. Por sigurisht edhe ju jeni qytetar sikurse edhe unë. Ju nuk mund të keni një standard kaq të ulët shoqëror që të pranoni që të shkoni në një vend ku votën tuaj nuk e dini fare që mund t’ua kenë vjedhur dhe t’ua numërojnë ndryshe. Ju votoni po themi metaforikisht për mua dhe vota do dalë për Muhamet Veliun po themi, po zëmë njerëz që janë këtu për të mos krijuar keqkuptime. Ky është një standard që ne të gjithë e duam. Atë vullnet që kemi shprehur duam të na numërohet si i tillë. Kështu që për këtë beteja do të jetë pa asnjë pajtim, do të jetë edhe shume e egër dhe e rreptë, pasi nuk mund të vazhdojmë të mbajmë një lëtyrë të tillë zgjedhore në fuqi.

Pavarësisht se Partia Demokratike dhe ju e keni bojkotuar po themi Komisionin për Reformën Zgjedhore, jeni njohur me amendamentin e propozuar nga Partia Socialiste pak ditë më parë?

Nuk jam njohur dhe nuk dua të njihen fare me amendamente pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision i cili ka vepruar konsensualisht. Si duket ashtu si edhe këtë si Reformën në Drejtësi,  Partia Socialiste apo Rilindja të themi më mirë ka vendosur të bëjë kapjen e këtij sistemi. Le të vazhdojë ta bëjë. Nuk di që askush, edhe jashtë tavolinës apo edhe evropianë, edhe amerikanë, që e asistojnë nuk e kanë këshilluar por ja kanë dekurajuar Partisë Socialiste. Por Partia Socialiste komandohet nga ata përdhunuesit që thonë do të shikoni në zgjedhje, i merr urdhrat nga ata nuk i merr urdhrat më nga pjesa më e mirë e Evropës dhe e Amerikës.

Ka pasur sot një deklaratë për mediat nga Xhisiela e cila i ka bërë thirrje në njëfarë mënyre opozitës të lënë të qetë atë dhe familjes së saj pasi nga gjithë historia e saj është përdorur politikisht, ka përmendur këtu dhe z. Berisha. Çfarë komenti keni?

Nuk kam koment. Komenti im i vetëm është vetëm kaq. Jo çështje meqë është e debatuar, vuri në provë shtetin shqiptar, provoi që shteti shqiptar, drejtësia, policia, u investua drejt mbulimit të çështjes, ndonëse e patën të shkruar, patën më kollaj të sakrifikojnë kolegun që hetonte sesa përdhunuesin. Pra njësh u bë me përdhunuesin, nuk u bë me viktimën. Nuk më intereson fare emri i viktimës, nuk më thotë gjë, mund të quhet Xhisiela, Adelina, mund të quhet çfarë të dojë. Së dyti, sot lexova para pak çastesh, një artikull shumë të mirë të Zërit të Amerikës i cili thotë fare qartë: Ekspertiza mjekoligjore ka mbërthyer dhe mbas denoncimit përkundrejt çdo lloj gjëje që është inskenuar, ai djali ndodhet në burg. Në rast se çdo gjë është  e rremë ai nuk ka pse rri në burg. Ose njëra, ose tjetra.

Pra nëse djali është në burg do të thotë që shteti funksionon?

Jo jo, mos të merremi më këto lloj artifice.  Po merremi me lojën që po e quajmë mediatike dhe fakte. Thashë dhe njëherë tjetër shteti nuk funksionoi në momentin që skandali u zbulua. Ai djali ndodhet në burg, për arsye se çështja u bë publike. Nëse çështja nuk do bëhet publike ky problem nuk do hapej, përdhunuesi do ishte i qetë edhe kjo vajza mund të ishte e kërcënuar, por ama shteti përpara denoncimeve që ndodhnin në tavolinë, mbylli sytë dhe e mbylli çështjen. Pranoi që të sakrifikonte dhe një koleg që të ikte tutje nga Shqipëria për këtë gjë. Ça ndodhi, ndodhi kjo gjë, kështu që çdo lloj deklaratë e mëtejshme lidhur me këtë çështje dhe çdo lloj inkriminimi, opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike i ka mbështetur. Nuk i ka bërë opozita, i ka bërë një oficer i policisë. Ka sjellë fakte , pas fakteve ka pasur arrestime, kjo është situata. Të gjitha të tjerat janë fjalë, dëngla, këto janë fakte. Ekspertiza mjekoligjore u provua nga disa kolegë të mi, që janë njerëz të respektuar, që është e vërtetë. Mbi këtë nuk dal dot, nuk do dëgjoj gomarlliqet e Edi Ramës përpara ekspertizës se mjekësisë. Është një denoncim që ka ardhur nga një oficer policie, që ka punuar në policinë e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës. Deri në momentin që nuk kishte denoncim ky polici ka qenë njeri i rregullt, normal nuk kishte problem për këta. Megjithëse i ka shkruar ai. Në moment që çështjet u bënë publike, këtu filloi kriza, filluan klithmat, ulërimat, dënglat e Edi Ramës. Të dëgjoj Edi Ramën siç e dëgjova për Agron Xhafën?

Ka pasur zhvillime që Gjykata ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg për Albert Veliun dhe kunatin e tij..

Në bazë të kujt? Në bazë të ekspertizës që ka ardhur para pak ditësh. Po ky këtu? (Tregon videon e Edi Ramës) . Ky burri këtu, e ka dhënë këtë deklaratë në 18 Maj, 4 muaj më përpara. Ç’është ky? Është më i zoti nga Prokuroria? Ç’ka Prokuroria që i duhen katër muaj për të bërë një ekspertizë dhe në Angli ku e paskan çuar, këta anglezët qenkan kaq të pazotë, duan 4 muaj.Ky e ka bërë brenda ditës thotë. Që në 18 Maj, akuzohem dot për manipulim? Në Youtube e ka marrë aty ku ka qenë. Edhe ka dhe një dëshmi, pra ky e ka marrë në 18 maj. Çuditërisht pas kësaj deklarate, mbas këtij manipulimi vëllai I ministrit iku në burg. Ministri shumë më korrekt se ky, në një media, një kolegu juaj Sokol Balla, pohoi që po të rrinte këtu do shkonte në burg. Këto nuk janë të opozitës, këto janë të këtyre, ky është i paditur se thotë unë kam bërë ekpertizën. Ça ekspertize ka bërë ky, po ky nuk kishte material në dorë. Nuk kishte një kasetë, ku e gjeti kasetën ky? Ia ka dhënë Arta Marku? Atëherë duhet të shkojnë të dy në burg. Ky nuk e ka pasur, megjithatë kësaj Arta Markut iu deshën katër muaj. Ky thotë e kam bërë që katër muaj më para. E kuptoni ça shteti është ky? Ky thotë nuk do ti ndahem këmba-këmbës atij oficerit të policisë. Ky bën Prokurorin, bën hetuesin, bën të gjitha. Këto nuk i ka bërë as Partia e Punës, nuk ka bërë as Enver Hoxha, Prokurorin dhe hetuesin. Ekspertizën e kam bërë vetë thotë, një çështje në hetim. Në atë kohë u pretendua që ishte sajesë, ishte modifikim, pse iku. Pse e morën me vrap? Ishte i lirë, vëllai i  ministrit, vajti u fut në burg. Po pse? Po të ishte që nuk kishte asnjë problem pse u fut? Këto ofendojnë logjikën dhe inteligjencën  më minimale të njeriut më të zakonshëm. Flas nëse do kemi respekt për veten, nëse nuk do kemi se na jep 5 lekë pushteti, mund të thotë njeriu çdo lloj gomarlliku, po kjo është fare e trashë.

Pavarësisht kundërshtimeve dhe sulmeve të ndryshme politike z. Vasili besoj e kuptoni dhe ju që shpifja qoftë nga politika, qoftë nga segmente të caktuara të medias ka arritur nivele shumë shqetësuese  duke u bërë pjesë e portaleve të cilat pa asnjë lloj kriteri sulmojnë një personazh të caktuar, e denigrojnë atë në mënyrën më të padrejtë të mundshme por gjithashtu edhe në media serioze ka kapur nivele shqetësuese. Kryeministri ka propozuar dhe një paketë antishpifje. Të mos ndalemi thelbësisht te ajo që ka thënë Rama por mendoni se duhet një paketë antishpifje, pavarësisht kush e propozon?

Së pari njeriu që shpif dhe nga ngritur institucionin e shpifjes në Shqipëri është  Edi Rama. Ti bëj një pyetje, a keni qeshur ju? Të paktën këtë nuk e mohoni dot. Keni qeshur me Grizeldën ju? Me barrën imagjinare të Grizeldës? Kjo çështje e Grizeldës, një turp i padëgjuar, kishte vajtur deri në majat më të larta të Brukselit, nga reporterja e Shqipërisë, Tanja Fayon, Fyle etj. Dhe ça ishte kjo? Kjo ishte një vepër e atyre që teknologjinë e shpifjes e kanë kthyer në art. Tani këtë që vura unë me video, kjo është një shpifje kundër opinionit publik sepse gënjen. Krye shpifësin e kemi në krye të qeverisë. Po çfarë ka shpifësi në dorë. Shpifësi ka Prokurorinë në dorë, drejtësinë dhe këtu qëndron çështja që çdo lloj pakete apo këllire që nxjerr nga duart, nuk është asgjë më shumë sesa konfirmon atë që është dhe thotë: Unë duhet të shpif , ju mos thoni as të vërtetat. Opozita nuk ka bërë shpifje ka sjellë vetëm fakte që janë ulur në tavolinë. Faktet dhembin, po dhembin po ça ti bëjmë ne nuk e ndihmojmë dot.

Për tu përqendruar te zgjedhjet e ardhshme. Është përfolur se kandidati i opozitës në Tiranë mund të jetë nga LSI. Keni ju një emër?

Nuk ka asnjë diskutim për asnjë lloj kandidature dhe asgjë tjetër. Problemi kryesor që kemi mbi të gjitha është për të çliruar këto zgjedhje nga kriminalizimi që të shkojmë të legjitimojmë dhe pa pastruar zgjedhjet, çfarë zgjedhje do bëjnë dhe për çfarë kandidatësh do flasin? Apo që nga 20% që thotë Këshilli i Europës, të vidhen 45%?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...