Ironia e Manjanit: Krim i rëndë të shash qeverinë, e jo trafiku as vrasjet as korrupsioni...

Tuesday, 09 October 2018 12:05

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka lëshuar alarmin për ligjin e ri të qeverisë që do të dënojë ata që ‘shpifin’.

Përmes një postimi në facebook ai shkruan se “Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!! E drejta për të blasfemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim, babale ejt...!!”

Postimi i plotë:

Si erdhi koha?!

Krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike. Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo!

Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!!

E drejta për të blasfemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim, babale ejt...!!

Ndërkohë krimet e skandalet kriminale që bëjnë vetë i kanë në themel të kushtetutës, konventave e kodeve të tyre të posaçme.

Në bazë të neneve të këtyre kodeve kriminale, urdhëron Krimet e Rënda ta hetojnë ata që flasin!!

Dhe këta të fundit zbatojnë urdhërat...

Hë ta lumsha o pushtet!

Rroftë ish reforma në drejtësi...

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 15:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...