Basha zbulon provat që tregojnë se Rama ka manipuluar audio-përgjimin

Tuesday, 09 October 2018 12:51

Për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, audiopërgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë, por që Edi Rama ka paraqitur prova të tjera për të manipuluar ekspertizën.

Basha doli ditën e sotme në një bashkëbisedim me gazetarët, duke treguar edhe mënyrat që Rama ka përdorur për të nxjerrë si të manipuluar audio-përgjimin.

"Videoja ( e audiopërgjimit)  është e pamanipuluar, zëri në të është i Agron Xhafajt. Regjistrimi është i vërtetë. Sado të manipulohen hetimet ,nuk do t’ia dalin dot - tha Basha.- Shikoni faktet dhe gjykoni vetë:

Së pari, Prokuroria ka çuar në angli një kopje të videos të marra nga mediat dhe jo origjinalin bruto. Kjo është bërë me qëllim.

Fakti i dytë: kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo proçedure, janë të dobëta dhe kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohet.

Së treti, ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që zëri në video dhe ai në laborator – të çuara ma kast me cilësi të dobët – mund të jetë i Agron Xhafajt.

Pra, Prokuroria nuk ka asnjë fakt që ka manipulim. Në hetimin e Prokurorisë mungon Agron Xhafaj që nuk është marrë nën pyetje. Pra është bërë hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pa e marrë në pyetje Agron Xhafajn!"

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 12:57
Login to post comments