Shkolla e policisë, shpallen datat e konkurrimit për aplikantët

Tuesday, 09 October 2018 13:37

Janë bërë publike datat kur do te zhvillohen testimet për shkollën bazë të policisë.

Policia e Shtetit ka publikuar datat dhe kodet dhe se cilët do te jenë aplikantët që do të konkurrojnë në secilën ditë të provimit.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit më datën 09 Tetor, rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra.

Ja njoftimi i plotë i policisë së shtetit për këtë proces

Shpallen datat e testimit me shkrim të aplikantëve për “Patrullë e Përgjithshme”. Në përfundim të procedurave të shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkuruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, ku procesi i aplikimit u hap më datën 20 Korrik dhe zgjati deri më datën 20 Shtator, si dhe procesi i verifikimit përfundoi më datën 09 Tetor, nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 Tetor 2018, sipas numrave kodik.

Më datën 15 Tetor, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000.

Më datë 16 Tetor, grupi i parë, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000.

Po më datën 16 Tetor, grupi i dytë, në orën 11.00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679.

Aplikantët, duke filluar nga data 10.10.2018 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar, për tu pajisur me fletën e paranimit për testim. Aplikantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe fletën e pranimit për testim të lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë ku është i shënuar dhe numri kodik përkatës.

Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurrimit sipas rendit të mëposhtëm Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 15:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...